POEZI SHQIPTARE

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

W W W . E L I T A . T K
 
SE SHPEJTI ME WEBFAQE TE RE DHE PROFESIONALE
FORUMI ELITES SHQIPTARE
 

LOGO

ein Bild
KLIKO KETU KALONI TEK FORUMI ELITES SHQIPTARE
www.elita.page.tl
 
VOTO PER ELITEN

http://top.albanianmusic.ch// http://topliste.freehostia.com/topo/ http://p2palbania.com/top/ http://www.shkupi-top.com//

 

 

HYMNI I FLAMURIT
 
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atje duke' e betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtar,
Kush është burrë nuk frikesohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët ne do t'i mbajmë
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënd.

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
VEND PER REKLAMEN TUAJ
 

ein Bild
ein Bild


 
Staistikat e Vizitorve ne Webfaqe ..:: www.elita.tk ::.. Gjithsesj Jan 121603 visitors (396981 hits) TOTAL
toolbar powered by k u ll
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free