HISTORI SHQIPTARE NE PIKA TE SHKURTA
Paraardhësit e Shqiptarëve......1. Banorët e hershem të vendit tonë!
1. Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës
Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeiografike më të përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej
këtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.
2. Zbulimet e hershme teknike
Ndër shpikjet më të rëndësishme të epokës së paleolitit është zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorët e lashtë për të përmirësuar ushqimin dhe për t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut. Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të epokës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë artistike, mësuan të thirrnin dhe thurnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtroje e mbulesë, filluan të ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t'u mbrojtur nga era e të ftohtët. Në epokën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me epokën e mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për buarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorejk shatii i përgaditur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgaditën edhe mjete të reja për gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në epokën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egr e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Ndonëse primitive, gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj epoke të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nsitën marrdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta. Në epokën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bënë nryshime të reja. Ukrijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me kujqësi dhe grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra të hapura malore. Buzë lumenjeve u krijuan vendbanime të tipiut palafit, ku dyshemetë e shtëpive viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri. SHoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse,kalin dhe qetë. Ekonomia blegtore i dha përparësi punës së burrave. Filloi të dobësohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua më shumë në epokën e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe në atë të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.).
3. Pellazgët
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lihjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballaknit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.
2. ILIRËT
1. Origjina e Ilirëve
Popujt që u bënë më të njohur në hisatorinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.
2. Fiset kryesore ilirie
Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.
- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
- ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
- DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
- KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.
3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire
Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.
4. Kolonitë helene në Iliri
Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i FIerit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.
HISTORIA E LASHTË – KREU II
Shtetet Ilire
3. Mbretëria e Enkelejve, e Taulantëve dhe e Ardianëve
1. Mbretëria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)
Që nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori një zhvillim dheorganizim të ri. Në disa degë të ekonomisë, si në blegtori, në zejtari e më vonë edhe në bujqësi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi në dendësimin e marrdhënieve tregtare të brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinë, me Italinë e me krahina të tjera lindore. Kjo bëri që të veçohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu në krye të fiseve të veçanta. Këto filluan të bashkonin edhe fise të tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Që nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantëve, e molosëve dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parë që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë e Taulantëve dhe më vonë tek ardianët, në krahinat veriore. Në shek.IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm. Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylitpati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t'i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lishën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shunte grindjet politike në end, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua. Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dh përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin nga varësia maqedonase.
2. Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.K.)
Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.
3. Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.K.)
Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të larztë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie. Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte një numër të madh fshatarësh të shpronësuar, të cilët ishin të detyruar qe një pjesë të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët, sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretërisë Ardiane gjatë tri luftërave kundër sulmeve të pushtusve romakë.
4. Lufta e Ardianëve kundër pushtimit romak
1. Lufta e Parë Ilire-romake (229-228 p.K.)
Në fillimet e Mbretërisë Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin më të madh ushtarak, duke u bërë një forcë shumë e madhe detare në Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinë e tij dhe ndërtoi flotën detare më të madhe që kishin pasur ndonjëherë mbretërit e mëparshëm ilirë. Kjo shtoi ndikimin politik të Mbretërisë Ilire në Ballkan. Pas vdekjës së Agronit fronin e mori Teuta, një grua e vendosur që të vazhdonte politikën e paraardhësit të saj për forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake për ta bërë shtetin ilir zotërues të anëdetjes së Adriatikut. Për këtë në vitin 229 p.K. ushtritë ilire pushtuan Korkyrën dhe qytetin më të pasur të Epirit, Foiniken. Epirotët u shkëputën nga aleanca me grekët dhe u lidhën me shtetin ilir të ardianëve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte në kundërshtim me interesant e romakëve, fqinjëve perëndimorë. Në këto rrethana filloi Lufta e Parë Ilire-romake. Në vitin 229 p.K. ushtritë romake me 200 anije u nisën kundër ilirëve. Demetër Fari, komandant i Teutës, që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët, ia dorëzoi qytetin romakëve, të cilët më pas pushtuan Apoloninë e Dyrrahun, duke kaluar në veri kundër Isës e Farit. Romakët zunë pozitat kyçe tregtare e ushtarake të Adriatikut. Duke mos qenë në gjendje t'u bëjë ballë romakëve, Teuta u tërhoq në qytetin Rizon (Risani, në gjirin e Kotorrit), duke kërkuar paqe. Në vitin 228 p.K. u bë paqja me romakët, të cilët e ngushtuan së tepërmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit të ardianëve u vendos Demetër Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunë nën protektoratin romak. Ne këtë humbje të madhe me romakët ndikun qëndrimi separatist i aristokracisë taulante dhe tradhtia e Demetër Farit, i cili u dorëzoiromakëve edhe të gjithë flotën ilire. Fillimin e luftës së romakëve kundër ilirëve, historianët romakë e shpjegojnë me piraterinë ilire dhe me sjelljen e keqe të Teutës ndaj përfaqësuesve romakë. Në fakt ky ishte vetëm preteksti që përdorën romakët për të filluar luftën, kurse shkaku i vërtetë i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste të Romës në atë kohë, kur ajo ishte kthyer në një nga shtetet më të fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dëmtonte interesat e tregtarëve dhe të skllavopronarëve romakë. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenëse monedhat prej argjendi të Dyrrahut e të Apolonisë kishin hyrë në qarkullim edh në tregjet romake, për të ndaluar vërshimin e tyre, romakët vendosën që edhe ata të prisnin monedhën e tyre prej argjendi.
2. Lufta e Dytë Ilire-romake (219-218 p.K.)
Kjo luftë erdhi si kundërvënie e romakëve kundër përpjekjeve që bënë ilirët për të rikëmbur shtetin e tyre dhe për ta shkëputur atë nga varësia romake. Demetër Fairi, pasi kishte plotësuar ambicjet e tij për pushtet, filloi t¨ndiqte një politikë të pavarur, në kundërshtim me paqen e nënshkruar me romakët, në vitin 228 p.K. Kjo gjë pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri përfshiu përsëri nën sundimin e tij të gjith¨territorin e Mbretërisë Ardiane, duke lidhur edhe aleancë me Maqedoninë. Së bashku me të, Demetër Fari invadoi Peloponezin, kurse më vonë me ushtrinë e vet mori disa nga qytetet që Roma i kishte vënë nën varësinë e saj, forcoi ushtrinë ilire dhe ripërtriu flotën detare. Ndërkohë gjendja politike e brendshme në mbretëri u dobësua nga përçarja ndërmjet drejtuesve të shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bërë bashkësundimtar me Demetër Farin, u bashkua me romakët. Kjo gjendje e lehtësoi senatin romak për të ndërhyrë përsëri ushtarakisht në Iliri. Pas dy betejave që u zhvillun në qytetin e Dimalit dhe në Far, romakët e thyen Demetër Farin, i cili u detyrua të largohej në Maqedoni. Kështu Mbretëria Ardiane, në vitin 218 p.K., hyri përsëri nën varësinë e Romës, duke qnë e detyruar të jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretërisë Ardiane u bë Skerdiladidi.
3. Lufta e Tretë Ilire-romake (168-167 p.K.)
Kjo luftë u parapri nga një gjendje e vështirë politike e krijuar në mbretëri. Skerdialdidi prishi aleancën me Maqedoninë dhe u bashkua tërësisht më romakët. Filipi II i Maqedonisë, ndërkohë thurrte plane për të dalë në brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte të hidhej në Itali. Këto synime filloi t'i realizonte me pushtime të gjera në Mbretërinë Ardiane, duke u përpjekur të bëhej edhe zot i Apolonisë. Kjo bëri që ushtritë romake të hidheshin përsëri në Iliri, në vitin 205 p.K., për të mënjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatë romake-maqedonase, që u zhvillua kryesisht në truallin e Mbretërisë Ardiane, e dobësoi këtë ekonomikisht e politikisht. Në Iliri u forcuan grindjet ndërmjet përkrahësve të Romës dhe përkrahësve të Maqedonisë dhe kjo shkaktoi përçarje. Në vitin 181 p.K. në krye të Mbretërisë Ardiane u vu Genti, i cili për të rikëmbur mbretërinë e tij, filloi të ndiqte një politikë antiromake, duke u bashkuar përsëri me Maqedoninë. Genti ndoqi një politikë të brendshme të vendosur për të bashkuar vendin e tij të përçarë. Për këtë mori masa për ngushtimin e pavarësisë që kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kështu pushtetin qendror të mbretërisë. Me flotën detare ilire filloi të vinte përsëri nën kontroll anëdetjen e Adriatikut. Për të përballuar sulmet romake, në vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqë Perseu, mbreti Maqedonasë, nuk i mbajti premtimet e dhëna. genti lidhi aleancë edhe me Mbretërinë Dardane. Senati romak veproi me ashpërsinë më t¨madhe kundër politikës së pavarur të Gentit. Një ushtri e madhe romake zbarkoi në vitin 168 p.K. në brigjet e Ilirisë dhe rrethoi kryeqendrën e mbretërisë, Shkodrën. Politika romake "përça e sundo" bëri që shumë qytete e krahina ilire të mos i shkonin në ndihmë Gentit. I ndodhur në gjendje të vështirë, Genti i kërkoi armëpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve që duket se patën përfundime paqësore, romakët me pabesi e burgosën Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrën. Kjo shënoi edhe rënien përfundimtare të Mbretërisë Ardiane, në vitin 167 p.K. Me këtë luf¨te së Shkodrës, në territorin e Mbretërisë së mundur Ardiane u krijua një njësi e re politike, Federata e Dalmatëve, që e kishte qendrën në pjesën veriore të mbretërisë. Kjo federatë u krijua në shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri në kufi me liburbnët, në veri, dhe daorsët, në jug. Dalmatët vazhduan luftën kundër zgjerimit të pushtimeve romake në Iliri deri në shek. I p.K.
5. Shteti i Epirit
1. Mbretëria e Molosëve (shek. V-IV.p.K
Shteti i Epirit ndodhej në jug të shttit të ardianëve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe nga deti Jon deri në malet Pindit. Popullsia e këtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarët grekë i quajnë epirotët "barbarë", sipas traditës së kohës antike, kur të gjithë popujve jogrekë u vihej ky epitet. Në Epir jetonin 14 fise të mëdha me shumë fise të tjera më të vogla. Fiset kryesore ishin molosët, kaonët e thesprotët. Organizimi shtetëror i Epirit filloi që në shek.V p.K. Mbreti i parë epirot që njohim, është Admeti, mbret molos. Mbretëria Molose krijoi një oraganizim politik e ushtarak më të fuqishëm se të tjerët. Kjo i dha mundësi asaj të njihej në Ballkan si shtet i fortë në qendër të Epirit, aq sa në fundin e shek.V p.K. Separta e Athina bënë përpjekje të mëdha që secila të kishte përkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar që në moshë të re në shkollat e Athinërs, ndërmori një sërë reformash, duke përsosur organizimin e mbretërisë së tij. Me këto reforma ai përshpejtoi njëkohësisht ndikimet greke në Epir. Forcimi i organizimit shtetërorë i dha mundësi Mbretërisë Molose të zgjeronte kufijtë e vet. Edhe pasardhësit e Tharypës, Alketa dhe Neoptolemi, që sunduan në në gjysmën e parë të shek.IV p.K., e vazhduan politikën e zgjerimit të territorëve shtetërore. Prandaj në shkrimet e vjetra, Alketa përmendet si "sundimtari më i lartë i Epirit". Kjo bëri që molosët të viheshin në krye të bashkimit të parë politik të epirotëve, me krijimin e Lidhjes Molose, në fillimet e shk.IV p.K.
2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K
Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Në të merrnin pjesë disa fise epirote, në krye të të cilave qendronin molosët. Çdo fis merrte pjesë në qeverisjen e shtetit me anë të përfaqësuesve të zgjedhur prej tij. Në krye të shtetit qëndronte mbreti, që vinte nga dinastia molose e Ajakidëve. Ai kishte pushtet të trashëgueshëm. Mbreti ishte edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Pas mbretit qëndronte prostati, i cili ishte mbrojtës i ligjeve të vendit dhe i interesave të atyre që e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretëror. Përkrah tij vinte sekretari. Të dy këta fuksionarë të lartë të shtetit zgjedheshin çdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili përgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikën e zgjerimit të kufijve të vet. Në mesin e shek. IV p.K., nën varësinë e saj u vunë tokat e koinonit të thesprotëve e të kaonëve. Me këtë molosët siguruan daljen në detin Jon. Lidhja Molose krijoi një aleancë të qëndrueshme me Filipin II të Maqedonisë, kur kjo ishte kthyer në një mbretëri kryesore në Ballkan. Në vitin 4 p.K., me kërkesën e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandër kaloi në Italinë e Jugut për të mbrojtur kolonitë helene që po kërsënoheshin nga fiset italike. Në fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenë e qytete të tjera. Fitoret ushtarake të epirotëve i detyruan shumë qytete italike, madje edhe Romën, të lidhnin marrëveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetësh fiset italike, me forca të mëdha të bashkuara, i thyen epirotët në luftën e zhvilluar në afërsi të Kozencës në vitet 1-0 p.K.
3. Symahia (330-233 p.K.)
Pas dështimit të ALeksandrit në Itali, në shtetin e Epirit shpërthyengrindje të brendshme politike, që çuan në prishjen e marrdhënieve të mira me Maqedoninë. Në një gjendje të tillë u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri në vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit të molosëve me aleatët e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazë monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobësoi pushtetin e sundimtarëve molosë. Çdo bashkësi fisi që bënte pjesë në symahi, kishte të drejta të barabarta me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Çdo krahinë merrte pjesë në qeverisjen e përgjithshme të vendit me përfaqësuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit të një shteti të vetëm epirot. Për rreth 0 vjet symahia përjetoi një periudhë tarazirash politike, nga lufta që bënin pretendentët për fronin mbretëror. Në vitin 297 p.K. në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmëri arriti plotfuqishëm ushtarak. Këto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatë sundimit të Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi një politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtete të fuqishme të kohës. Epiri njohu një lulëzim t¨jetës qytetare, me një veprimtari të dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Pirroja, me anë luftërash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtë e shtetit të Epirit në kurriz të shteteve fqinje. Në veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, në lindje tokat deri në Vardar, kurse në jug pushtoi tokat e Greqisë deri në Kroint. Me kërkesën e qytetit Tarant në vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me një ushtri të madhe Italinë e Jugut. Në luftërat që zhvilloi, i theu keqas romakët, por edhe epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve që arriti edhe në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 27 p.K., u kthye në Epir, ku përsëri nuk ndenji qetë. Me ushtrinë e tij hyri në Greqi, por u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.K. në qytetin Argo, në gjirin e Korintit. Pas kësaj Epiri u përfshi përsëri në grindje të brendshme dhe kjo çoi në ngushtimin e kufijeve të shtetit. Në vitin 24 p.K. Epiri u shndërrua në republikë të federuar të quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afër Sarandës). Shteti epirot nga pushtuesit romakë në vitin 167 p.K. Romakët kthyen në robër 150 000 epirotë dhe shkatërruan 70 qytete të tyre, duke grabitur tërë arin e argjendin që kishin banorët.
< |